Shpëtoi pengjet nga terroristi, Franca nderon myslimanin
Lassana Bathily, 24-vjeç nga Mali ka qenë shpëtimtar i nëntëmbëdhjetë pengjeve të kapur nga terroristi Amedy Coulibaly.

Ministri i Brendshëm i Francës Bernard Cazeneuve deklaroi se të riut mysliman do ti jepet shtetësi franceze dhe do të dekorohet me “Medalje Nderi”.

Bathily ka qenë punonjës super-marketi dhe mundi të shpëtojë 19 persona nga terroristi Coulibaly, i cili vrau 6 pengje.

Lassana Bathily jeton në Francë që nga viti 2006.

Ai kishte vite që kishte aplikuar për shtetësi franceze./albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 20:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori