Shpëtohen me forcë kafshët e “Kopshtit zoologjik të Ferrit” në Fier (FOTO LAJM)

Disa ditë më parë Policia e Shtetit është mobilizuar për të shpëtuar kafshët e një kopshti zoologjik privat në Fier, pasi luani me sy të nxirë bëri xhiron e botës me fotot e shkrepura nga reporterët e “Daily Mail”, të cilët e quajtën “Kopshti zoologjik i Ferrit”.

Pasi Ministria e Mjedisit vendosi që të mbyllte aktivitetin e ushtruar në lokalin “Safari Park”, në Fier, kafshët që ndodheshin aty janë transferuar për në Tiranë.

12 kafshë që ishin të gjitha në total, do të transferohen si fillim në kopshtin zoologjik të Tiranës dhe më pas në Holandë, Gjermani. /albeu.com/

Shtuar më 28/10/2018, ora 14:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori