Shpëtohen 7 minatorë që kishin mbetur të bllokuar nëntokë prej dy javësh (VIDEO)
7 minatorë që ishin bllokuar nën tokë prej dy javësh, janë mundur që të shpëtohen gjatë ditës së sotme, ndërkohë që vijojnë përpjekjet për nxjerrjen e personave të tjerë që kanë mbetur të bllokuar.

Minatori i parë, i dalë në sipërfaqe rreth orës 11 të mëngjesit me orën lokale, u dërgua me urgjencë në spital në “gjendje fizike jashtëzakonisht të dobët”, njoftoi transmetuesi shtetëror ÇTV. Ai u zbulua në një pjesë të veçantë të minierës tek një grup prej 10 personash që ekipet e shpëtimit kishin kontaktuar më parë.

Grupi i dytë përbëhej nga 3 minatorë që po ashtu mundën që të shpëtoheshin, dhe tre të tjerë u shpëtuan rreth mesditës me orën lokale. Të mbijetuarit e bllokuar në minierën e arit kinez vazhdimisht morën ushqime dhe ndihma nga jashtë, e megjithatë një prej tyre humbi jetën pa mundur që të shohë sërish dritën e diellit.

Ekipet e shpëtimit shpresojnë të shpëtojnë të 10 minatorët">minatorët e grupit të parë, ndërsa janë 22 në total minatorët">minatorët që u raportuan të zhdukur. Ekipet e specializuara kanë luftuar me kushte të vështira për të ndihmuar punëtorët që kishin mbetur të bllokuar pas një shpërthimi minierën e arit Hushan në Qixia, që prej datës 10 Janar. Shpërthimi ndodhi në boshtin e ventiluesit të ajrit, duke shkaktuar një bllokim që dëmtoi teleferikun që lejonte minatorët">minatorët të ngjiteshin.

Shtuar më 24/01/2021, ora 09:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori