Shpërthimi në Londër, gazetari: Ka njerëz me fytyra të djegura (VIDEO)
Një shpërthim në një tren në Parsons Green shkaktoi panik në Londër këtë mëngjes.

Policia dhe zjarrfikësit janë shfaqur në vendngjarje pas shpërthimit që erdhi si pasojë e një kovë të bardhë ku sipas policisë ndodhej bomba(e pakonfirmuar akoma nëse ishte një bombë) shkruan Albeu.com.

Kaosi ka përfshirë stacionin hekurudhor në Londër dhe njerëzit janë larguar duke lënë të gjitha çantat dhe gjërat të tmerruar.

Një gazetar që është shfaqur në vendngjarje ka raportuar se ka njerëz të cilët janë djegur shumë keq, të tjerë duken me fytyrën e djegur dhe flokët e shkrirë.

Një grua duket e shtrirë përtokë me këmbët e lënduara dhe shumë të tjerë që janë të plagosur,-ka thënë ai .

Gazetari e ka përshkruar skenën si një skenë filmi horror. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2017, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori