Shpërthimi në ish-bllok, mësohet gjendja e të plagosurve
Drejtoria e Spitalit UniversitarTraumës në Tiranë ka dhënë informacione në lidhje me gjendjen shëndetësore të personave të plagosur sot, pas shpërthimit të një bombole gazi në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Sipas njoftimit të SpitalitTraumës, në urgjencë janë paraqitur tre persona, ku pas ekzaminimeve e trajtimit përkatës dy prej tyre do të largohen nga spitali ndërsa 18-vjeccarja me iniciaet E.N do të vijojë të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Njoftimi i Drejtorisë të Spitalit UniversitarTraumës në Tiranë:

Drejtoria e Spitalit Universitar te Traumës bën të ditur se sot në datën 15.07.2019 si pasojë e ngjarjes zonën e ish-Bllokut, janë paraqitur në urgjencë pacientët A.S 23 vjec, E.N 18 vjeç dhe A.R 24 vjeç.

Pacientët i janë nënshtruar ekzaminimeve dhe trajtimit përkatës dhe janë në gjendje shëndetësore të kënaqshme.

Pas ndihmës shëndetësore të dhënë pacientët A.S dhe A.R do të largohen nga spitali, ndërsa pacientja E.N do të jetë nën trajtim dhe mbikqyrje mjekësore në spital.
Shtuar më 15/07/2019, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori