Shpërthim në veri të Mitrovicës
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar rreth mesnatës në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.
Janë dëmtuar dy automjete të markës “Audi” pa targa dhe një “Renault Clio”, si dhe një automjet tjetër i organizatës “Jazas”.

Sipas këtyre burimeve, cak i sulmit ka qenë automjeti i një përkthyesi serb të EULEX-it, Aleksandar Paunoviq.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, i cili ka thënë se veç dëmeve të shkaktuara në disa automjete, janë thyer edhe disa xhama në një ndërtesë që ndodhet në afërsi ku ka ndodhur shpërthimi.

“Nuk ka të lënduar dhe as të dyshuar për momentin, ndërsa rasti është karakterizuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Hoti, duke shtuar se hetimet në lidhje me rastin janë në vazhdim.
Shtuar më 05/10/2011, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori