Shpërthim në veri të Mitrovicës
Mitrovica
Në pjesën veriore të Mitrovicës, afër konvikteve të studentëve, sot në orët e para të mëngjesit është hedhur një mjet shpërthyes, por nuk ka të lënduar, transmeton Kohavizion lajmin e RTS-së.
Me rastin e shpërthimit, që ka ndodhur rreth orës tre të mëngjesit, janë dëmtuar shumë automjete dhe shitore përreth.
Sipas RTS-së, shënjestër e sulmit kanë qenë me siguri veturat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Tash për tash nuk ka njoftime të tjera rreth këtij rasti, porse bëhet e ditur se po vazhdojnë hetimet.
Dy net më parë në Mitrovicë, në Kodrën e Minatorëve, u vra një shqiptarë. Dorasit ende nuk janë kapur. Por, është gjetur vetura me të cilën dyshohet se është kryer akti i vrasjes.
Rasti ndodhë në ditën kur në Asamblenë e Përgjithshme të KB diskutohet për rezolutën e modifikuar të Serbisë mbi Kosovën, me të cilën praktikisht miratohet Mendimi i GJND-së, që nuk e konteston pavarësinë e Kosovës.
Shtuar më 09/09/2010, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori