Shpërthim në Fushë Krujë, hidhet eksploziv në shtëpinë e një 40-vjeçari
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në oborrin e një shtëpie në fshatin Halil të Fushë Krujës.

Për fat të mirë, asnjë nga banorët e saj nuk është lënduar.

Kryefamiljari i A.P , 40 vjeç, është marrë në pyetje nga Policia nëse ka konflikte dhe ka nisur puna për zbulimin e autorëve që hodhën lëndën plasëse tek kjo familje.

Informacion paraprak:

Më datë 02.10.2019, në fshatin Halil , Fushë- Krujë në pjesën e jashtme të oborrit të banesës së shtetasit A.P., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse pa shkaktuar probleme në njerëz. Grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shtuar më 03/10/2019, ora 08:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori