Shpërthim i fuqishëm në universitetin francez, flakët tmerrojnë qytetarët (VIDEO)


Një i plagosur lehtë dyshohet të jetë shënuar pas një shpërthimi të fuqishëm në tarracën e kampusit universitar të Lionit, në Francë.

Sipas informacioneve të “BFMTV”, zjarri ka rënë në tarracën e universitetit, më konkretisht mbi bibliotekën, ndërsa flakët janë përhapur thuajse në të gjithë godinën.

Sipas hetimeve paraprake, shkak i zjarrit mund të ketë qenë puna që po bëhej momentalisht, që ka shkaktuar edhe shpërthimin e 3 bombolave të gazit, që mbaheshin në tarracë.

Aktualisht, raportet e para flasin për një të lënduar lehtë, ndërsa persona të tjerë të pranishëm janë evakuuar nga vendngjarja.
Shtuar më 17/01/2019, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori