Shpërthim i fuqishëm në selinë e "Lega Nord" të Salvinit, kush janë autorët
Selia e “Lidhjes” në Ala të Trentinos jugore është shkatërruar nga një sulm me bombë artizanale.

Mediat italiane raportojnë se dy përgjegjësit e ngjarjes janë identifikuar ndërkohë policia po punon për kapjen e tyre.

Menjëherë ka reaguar edhe kreu i parties, njëherazi ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, i cili tha se përsonat që vunë bombën ishin anarkistë.

“Ata që vunë bombën ishin anarkistë. Jam krenar për policinë dhe për militantët tonë të jashtëzakonshëm që kanë pastruar çdo gjë tanimë. Disa individë duan që të reagojnë me dhunë, por kjo nuk do të ndalojë buzëqeshjen tonë. Pasditen e sotme unë do të jem në Trentino Alto Adige për të përqafuar të gjithë të pranishmit”, tha Salvini.

Aktualisht policia është në ndjekje të dy personave, që tashmë janë identifikuar. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2018, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori