Shpërthim i fuqishëm në Paris, pallati kthet në "ferr" (VIDEO)






Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Parisin mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në Parisin qendror në bllokun rezidencial të banesave. Gjatë gjithë natës zjarrfikësit kanë luftuar me flakët ndërkohë që nuk raportohet për viktima.

Zjarri shpërtheu rreth 700 metra nga stacioni hekurudhor i Rosa Parks. Një dëshmitar tha pas shpërthimit, se zjarri u përhap nga kati i parë në të dytën e kështu me radhë.

Dëshmitarët dëgjuan të paktën një shpërthim të fortë, i cili u regjistrua dhe u shpërnda gjerësisht në mediat sociale.

Rreth 100 zjarrfikës dhe autobote të shumta dhe ambulanca u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes në një përpjekje për të mbajtur nën kontroll flakët, të cilat u përhapën shpejt në disa kate. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2019, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori