Shpërtheu tritol në një banesë në Tiranë, identifikohet autori
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet ku shpërtheu dera e jashtme e banesës së një shtetasi nga një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, identifikuan dhe shpallën në kërkim, shtetasin me iniciale A. B., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popa”, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së një shtetasi një sasi lënde plasëse nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Banesa ku ishte vendosur lënda shpërthyese rezulton në pronësi të shtetasit nga Gjirokastra, Vasillaq Stavri.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.
Shtuar më 01/03/2019, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori