Një
shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një nga lokalet në qendër të qytetit të Elbasanit.
Fillimisht u dyshua se ishte
shpërthim me lëndë plasëse, por sipas policisë mësohet se ka qenë një defekt teknik në dy panele
diellore.
Kanë qenë qytetarët ata që kanë ngritur
fillimisht alarmin se ishte
shpërthim me eksploziv, por mesa duket nuk ka asgjë kriminale në këtë ngjarje.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga ngjarja, por vetëm dëme të vogla materiale.
Policia ka shkuar në vendngjarje, dhe situata tashmë është vënë nën kontroll.
Shtuar më 24/02/2020,
ora 08:22