Shpërthen në flakë makina në Gramsh, dyshimet e para
Një automjet në Gramsh u përfshi nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen ‘35-vjetori’ në qendër të qytetit.

Mjeti tip ‘Renault’ me targa AA 986 IH në pronësi të shtetasit me inicialet A.R., është djegur pjesërisht. Sapo u sinjalizua për zjarrin, zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sipas policisë dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Shtuar më 30/12/2018, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori