Shpërthen motra e Stresit: Mos u bëni si vëllai im...
Pëlqej
Arrestimi i reperit, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, bëri bujë të madhe në media.

Për këtë arrestim ka patur shumë reagime edhe nga bota e mediave por edhe nga politika.

Së fundmi në lidhje me këtë çështje ka reaguar motra e reperit, Fatjona Lushaj.

Me anë të një letre të hapur Fatjona shkruan:

Rini vidh tendera si Ministrat tane!

Vidh burrat e tjereve e shitu me milionere si Ministre Olta! Ajo eshte vajze e mire mbaroi studimet ne Usa, nuk kendon RAP! Ani Pse ka kolege Tutore prositutash si Prenga, Roshi , asaj i justifikohen Telefonatat e orgjite me ta.

Rini behuni mjeke qe vjedhin e perdhosin bluzen e bardhe duke bere pazare me jeten e njerezve! Vidhet ilaci i dializes,bej nga 17 operacione per syte brenda dites! Vidh organe njerezish , bej pazare me agjensite funerale!

Rini behu farmaciste shitni doza kuajsh e qensh ,ti do jesh figure e paster gjithesesi!

Dil pa breke neper plazhe te EU, ne fund te fundit kryeminister do behesh!

Rini merr shembull nga Belinda digj serverat , zhduk gjurmet e udhetimeve , vidh miljonat , do jesh e nderuar e rrespektuar!

Rini merr shembull analistet lerja gruan shokut beji nder ne fund te fundit shokut ja le .....

Më pas letra vijon kështu:

Rini mbillni parcela me hashash si Sajmiri ne fund te fundit ku ka bir k....qe e arreston ate !

Rini dashuroni vrases me pagese si Valbona, Inisi, Rudina,etj ....Pse Jo tashme edhe ato e pastruan figuren me nganje burre e femi! Rimbushja u krye me sukses! Tani jane zonja ????. Behu Ministre, vidh miliona, udheto neper bote, ulerit hoteleve, koken lart ka kush e ul per ty !

Ngjizu studiove, shitu per nje vend pune, flliq, baltos se ta kerkon shefi!

Gabim Zemra e motres ti duhej te studjoje Juridik ne Gjermani e Te shisje Droge stacioneve te trenave dhe te vije Te beheshe shef rendi e te te merrnin shembull!

Te shisje tonelata droge dhe te hapje Universitet!

Te pastroje figuren me nje selfie me gruan e Kryeministrit!

Te beheshe vasal e t ja fshije pluhurin xhaketes se ndonje shefi !

Duhej te dilje ne Foto me lali Erin e te kendoje per fushaten e pushtave, do ishe djale i mire jo çun i prape !

Gabove duke thene te verteten gjithemone, a e di ku jetojme!

Ti nuk duhet te flasesh me njerez Problematik mor Stres , bej Telefonata me Norah Jonson . Shko kendo ne shesh ,trego sa veshtire ja dole duke shite fiq! Mashtro bre sa te mundesh ne fund te fundit rrena ka vlere me shume .A nuk e kuptove asnjehere se te ligun nuk e vret me plumb! Nuk e kuptove asnjehere qe duhet te jesh legen, servil e spiun! Nuk e kuptove qe duhet te mos flasesh , ? po te duhet ty tu tregosh idealet e babes tone atyre qe duhet me thirre 20 jarana te nanave te tyre me ja u ba ADN!

Kuptoje tash qe e hengre nga ata qe ishin me te ndyre e me te kamufluar se ti!

Lirine nuk ta ndalon njeri as ne 6 m2!

Le te shkruajne hijenat, sot je ti neser ata e me rradhe!
Shtuar më 20/10/2018, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori