Shpërthen mina në minierën e Klosit, humb jetën minatori
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një minierë në Klos, ku një minator ka humbur jetën në galeritë e minierës së Cërujës.

Sipas policisë, gjatë punës për vendosjen e minës për të hapur vendin, dyshohet se lënda eksplozive ka shpërthyer menjëherë duke mos i lënë kohë të largohet 55-vjeçari me iniciale P.M. dhe për pasojë i ka shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.

Informacion paraprak:

Rreth orës 18.40, salla operative e policisë Mat, ka marrë njoftim se në minierën e kromit gjatë punës është dëmtuar duke gjetur vdekjen e menjëherëshme shtetasi P. M, rreth 55 vjeç, banues në Burrel.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se në minierën e kromit në Cërujë-Klos, shtetasi i lartëpërmendur me detyrë zjarrmëtar, gjatë punës për vendosjen e minës për të hapur vendin, dyshohet se një minë ka shpërthyer menjëherë duke mos i lënë kohë të largohet, dhe për pasojë i ka shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me Prokurorin e Gatshëm të Prokurorisë Mat, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Shtuar më 12/04/2018, ora 23:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori