Shpërthen Hajdari: Boll me kryetarët që kandidatët i mbajnë si dele
Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka dalë e revoltuar nga mbledhja e sotme e Këshillit Politik,

Ajo shprehet se PS duhet të reflektojë lidhur me hapjen e listave, teksa insiston për hapjen e tyre 100%.

"Do të kthehem duke i kërkuar PS që të reflektojë. Ju kërkoj ndjesë por kjo është gjë që duhet ta çojmë deri në fund dhe do luftoj deri në fund që listat të jenë të hapura. Boll më me kryetarë që vënë kandidatë që i mbajnë pranë si pëllumba, si dele dhe i trajtojnë si kartona në parlament. Pra nuk ndryshon absolutisht asgjë dhe PS të reflektojë për këtë vendim të fëlliqur", shprehet Hajdari.

Fjala e plotë

Kërkon të mos hapë listat. I bëj thirrje PS se po bën një hap mbrapa. Nuk është kjo lista e hapur, nuk është kjo që duan shqiptarët dot sepse duan të rendisin kandidatët siç duan. Ajo që kërkohet sot është një truk për të mbajtur listat e mbyllura.

Do të kthehem duke i kërkuar PS që të reflektojë. Ju kërkoj ndjesë por kjo është gjë që duhet ta çojmë deri në fund dhe do luftoj deri në fund që listat të jenë të hapura. Boll më me kryetarë që vënë kandidatë që i mbajnë pranë si pëllumba, si dele dhe i trajtojnë si kartona në parlament. Pra nuk ndryshon absolutisht asgjë dhe PS të reflektojë për këtë vendim të fëlliqur.

Ajo që është e rëndësishme është që ne të kërkojmë betejën për listat e hapura. Kam ardhur të shikoj propozimin e PS dhe të shoh çfarë po bëhet me listat e hapura. Jam njohur me draftin sot dhe ai cënon listat e hapura.
Shtuar më 18/09/2020, ora 13:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori