Shpërthen deputetja greke: Edhe sa emigrantë do vajtojmë si viktima të racizmit?
Ka shkaktuar shumë reagime vrasja e 63-vjeçarit nga Berati, Petrit Ziflle, në Korfuz.

Ai u vra nga nga një shtetas grek, Dhimitris Kuris i cili thuhet se është pjesë e ekstremistëve të "Agimit të Artë".

Për këtë cështje ka reaguar edhe deputetja e SYRIZA në Korfuz, Fotini Vaki, e cila shprehet kundër vrasjeve për shkak të nacionalizmit grek, ndërsa ka mbajtur qëndrim të fortë.

"Sa emigrantë të tjerë do të vajtojmë si viktima të racizmit që fillon nga “pastërtia e racës greke”? Sa ‘tregti e patriotizmit’ nevojitet ende, që pasardhësit ideologjike të kryqit nazist (Svastika) që dërrmoi vendin, të armatosin një dorë për të vrarë një viktimë të pafajshme?

Për sa slogane si ‘demokracia tradhtoi Maqedoninë’, për sa helm nacionalist për studentët, për sa përdhosje të monumenteve dhe vendeve të kujtesës, për sa klithma të paqarta, për sa linçime të turmave të irrituara, kemi nevojë për të thyer vezën e gjarpërit? Sa përdhosje të historisë rreth një thike në zemër të të ‘huajit’, të ‘shqiptarit’, të ‘jevgut-shkupianit’ dhe të ‘kundërshtuesve’?

Tani ishte radha e Petrit Zifle, “z. Petros”, punëtor shqiptar i tokës. Në Korfuz, ku idetë e iluminizmit, demokracisë dhe të majtës gjenin gjithmonë hapësirë pjellore, nuk ka vend për fashizmin."
Shtuar më 04/12/2018, ora 23:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori