Shpërthen bombula në Lezhë, shkrumbohet restoranti (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë pak pas mesnate mbrëmjen e sotme, ku flakët kanë përfshirë një resorant në këtë qytet.

Sipas raportimeve bëhet me dije se resoranti në pronësi të shtetasit M.B. është përfshirë nga flakët rreth orës 00:30, Mësohët se në brendësi janë dëgjuar shpërthime çka mendohet të kenë qenë bombula gatimi.

Ende nuk dihet shkaktari kryesor i ngjarjes, por nga të dhënat paraprake bëhet me dije se mund të ketë qenë rrjedhja e gazit nga bombulat në guzhinë.

Zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve për të mos u përhapur në biznese apo banesa të tjera në zonë, ndërkohë mësohet se dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Shtuar më 17/06/2019, ora 08:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori