Shpërthen bombola e gazit në një byrektore, plagoset pronarja
Një bombël gazi ka shpërhyer në një byrektore në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Si pasojë ka mbetur e plagosur lehtë pronarja.

Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën “3 Dëshmorët”. Shpërthimi ka shkatuar dëmeshumta materiale në ambjentet e byrektores. Ndërkha zhurma ka shkatuar edhe panik tek banorët e zonës.

Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 15/01/2020, ora 08:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori