Shpërthen bombola e gazit në Korçë, apartamenti përfshihet nga flakët
Një bombol gazi ka shpërthyer ditën e sotme në katin e katërt të një apartamenti në Korçë.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në lagjen nr 4 të qytetit. Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit nuk ka pasur persona në banesë dhe dëmet janë vetëm materiale.

Zjarrëfikësja bëri të mundur shuarjen e flakëve.

Shtuar më 02/10/2019, ora 12:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori