Shpërthen Basha: Rama dhe Tahiri të japin menjëherë dorëheqjen
Pas vendimit të gjykatës për pezullimin e kreut të Policisë, Haki Çako, Basha tha se skandali është i vërtetë dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe ministrit Tahiri.

“Skandali i përgjimeve është cenim i qartë dhe shkelje e sigurisë kombëtare. Ky skandal që është denoncuar nga opozita, sot ka dalë në dritë, sepse për shkak të hetimit, rezultatet e para janë evidente. Çako u pezullua dhe po arrestohen dy drejtues të tjerë”, tha Basha.

“Në çdo vend me standardin më minimal demokratik, një ministër i Brendshëm duhet të kishte ikur një orë më parë. Pse e mban me thonj Saimir Tahirin- Edi Rama. Edhe pse hetimi i policisë ka nisur, maja e policisë është pezulluar. Implikimi i drejtpërdrejtë i kryeministrit në aferë.

Largimi i kryeministrit nje orë më parë është domosdoshmëri. Rama duhet të firmosë largimin e drejtorit të policisë, Tahirit dhe të mos fshehë asgjë dhe t’i nënshtrohet drejtësisë dhe prokurorisë”. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2016, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori