Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 19-vjeçari
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve">lëndëve narkotikedoza të vogla.

Sekuestrohen 22 doza lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në pranga shpërndarësi i lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas merrej me shpërndarje të lëndëve">lëndëve narkotikedoza të vogla, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh.B., 19 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik , shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë narkotike Cannabis sativa të futura në qese farmaceutike gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhim dhe shitje të lëndëve">lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283 të Kodit Penal.
Shtuar më 18/08/2019, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori