Shpërndante kokainë në Tiranë, arrestohet 27 vjeçari
Policia ka vwnw nw pranga njw 27 vjeccar i cili shpwrndante kokainw nw kryeqytet. Gjatw arrestimit, i janw sekuestruar 20 doza heroinw dhe lekw tw siguruara nga shitja e saj.

- L. F., 27 vjeç, lindur në Bukuresht dhe banues në Tiranë, i dënuar më pare për vjedhje.

Për këtë shtetas Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dispononin informacion se u shiste lëndë narkotike Heroinë në qytetin e Tiranës, kryesisht në sheshin “Shtraus”, personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit 27-vjeçari u kap në flagrancë me doza lënde narkotike Heroinë, të gatshme për t’u hedhur në treg në zonën pranë sheshit “Shtraus”, ku gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 doza me lëndë të dyshuar Heroinë, një peshore elektronike, për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në sasira të vogla, 35.000 lekë të grumbulluara nga shitja e lëndës narkotike Heroinë dhe një celular.

Materialet procedurale do t’i kalojne Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike

Shtuar më 30/07/2019, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori