Shpërndante kokainë me BMW, shqiptari kapet rrugëve të Milanos
Dy persona kanë përfunduar në pranat e policisë italiane, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Një shqiptar dhe një rumun janë arrestuar pasi janë kapur me 50 gram kokainë të fshehur në makinë të tipit “BMW”.

Sipas mediave vndase, në pranga të policisë kanë përfunduar 33-vjeçari nga Shqipëria dhe një 43- vjeçar nga Rumania ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në Milano.

Pas arrestimit, policia ka kontrolluar edhe banesat e të arrestuarve, ku u gjetën doza të vogla kokaine.

Nëse do të dilte në treg, sasia e kokainës kapte vlerën 12 mijë paundë. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori