Policia e Pogradecit ka vënë në pranga dy persona të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve
narkotike.
Sipas uniformave blu bëhet me dije se të arrestuarit janë Xh. Z., 25 vjeç, banues në
Pogradec dhe K. H., 23 vjeç, banues në fshatin Leshnicë,
Pogradec.
Ndalimi i tyre është bërë në afërsi të Stadiumit, ku gjatë kontrollit fizik të tyre, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar
narkotike kanabis e ndarë në
doza gati për shitje dhe një sasi lekësh.
Njoftimi i plotë
Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve
narkotike.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Sekuestrohet një sasi lëndë e dyshuar
narkotike kanabis, e ndarë në
doza gati për shitje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë
Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve
narkotike, goditën një rast të shpërndarjes së tyre në
doza të vogla, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Xh. Z., 25 vjeç, banues në
Pogradec dhe K. H., 23 vjeç, banues në fshatin Leshnicë,
Pogradec.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, forcat e policisë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e dy shtetasve të mësipërm në afërsi të Stadiumit, ku gjatë kontrollit fizik të tyre, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar
narkotike kanabis e ndarë në
doza gati për shitje dhe një sasi lekësh.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim“. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2020,
ora 13:14