Shpërdoroi detyrën, arrestohet kryetari i komunës Ksamil
Akuzohen për "shpërdorim detyre", e teksa në pranga kane rënë kryetari i Komunës Ksamil dhe shefi i Urbanistikës.

Besnik Abedini dhe Fatos Malaj kanë dhënë 15 leje ndërtimore në kundërshtim me ligjin. Sipas informacioneve nga policia, lejet ndërtimore janë dhënë në periudhën 2012-2014.

Duke marrë shkas nga "abuzimet me detyrën", sektori i Antikrimit Ekonomik në Sarandë ka arrestuar dy zyrtarët e komunës. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori