"Shpërdorimi i detyrës", Gjika: Jam i pafajshëm, do flas në gjykatë
Gjykata e Vlorës zhvillon seancën e parë ndaj kryebashkiakut Shpëtim Gjika ditën e premte në datën 15 nëntor 2013">2013. Bryebashkiaku i Vlorës është shprehur publikisht në lidhje me akuzat që janë bërë ndaj tij, për shpërdorim detyre.

“Jam i pafajshëm dhe do të shprehem qartë për gjithçka ditën e premte në sallën e gjyqit. Deri më tani kam hezituar të dal sepse çdo gjëje do ti përgjigjem vetëm gjykatës”, deklaroi Gjika, i cili u morr i pandehur në 25 tetor të këtij viti.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka deklaruar se pas një hetimi, të nisur në shkurt 2013">2013 arriti të provonte se Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim më të pandehurën Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy proces verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010. Këto dokumente, të prodhuara nga dy të pandehurit, kanë në përmbajtje të tyre rrethana të rreme. Sipas prokurorisë dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumente sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë shqyrtuar dhe nuk janë miratuar nga kjo e fundit. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2013, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori