La Greqinë për Shqipërinë, emigranti: Gjynah ta lësh tokën pa punuar e të shkosh jashtë shtetit

Lulzim Kurti është një emigrant që vendosi 6 vite më parë të kthehej në atdhe për të investuar paratë e tij në bujqësi.

Si fillim ai ngriti 2 dynym sera me perime të ndryshme, por ishte vetë tregu ai që i diktoi kulturën bujqësore që i sjell me tepër fitime.

Ai thotë se ka punuar për 15 vite në Greqi dhe se është gjynah që të lësh tokën pa punuar në Shqipëri dhe të shkosh jashtë shtetit.

“Ia vlen të merresh me bujqësi. Është gjynah ta lësh tokën pa punuar e të shkosh jashtë shtetit. Në Greqi kam punuar 15 vite me 25 euro dita, atje do të paguash qiranë, ujë drita dhe në fund ngel pa asgjë”, është shprehur Lulzimi në një intervistë për Top Channel.

“I kam rezistuar tregut pasi mundohem të nxjerr një produkt të pastër. Për të luftuar fluturën e bardhë përdor këto shirita që më ulin numrin e spërkatjeve, ndërs për pjalmimin e domates dikur përdorej hormone për lidhjet e kokrrës, kurse tani përdor vetëm bletë të cilat gjithashtu me shtojnë rendimentin. Dhe bima del fantastike”.

Pas suksesit ne sera ish-emigranti, tre vite më parë ai zgjeroi fermën e tij duke mbjellë pemë drufrutore.

Lulzimi thotë se oreksi vjen duke ngrënë, pas perimeve dhe frutave radhën e ka ngritja e një kapanoni shpendësh, ku do të rriten zogj të freskët./albeu.com/


Shtuar 26.03.2023 19:47