Shpendi pyetet nëse do të garojë për kryetar të Vetëvendosjes, kjo është përgjigjia
Pëlqej
Sipas rezultateve jo-zyrtare kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka fituar Komunën e Prishtinës në zgjedhjet e balotazhit.

E pas kësaj Ahmeti i ftuar në Tv Dukagjin ka bërë të ditur se këtë mandat e sheh më të lehtë për koalicione. Ai ka konfirmuar që Rrahim Pacolli nuk do të ketë post në qeverisje dhe ka shtuar se do të fillojnë bisedimet me Selim Pacollin duke mos e mohur se ky i fundit mund të jetë nënkryetar i komunës.

Ndërkaq Shpend Ahmeti është pyetur nëse ka synim të kandidojë në muajin shkurt për kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje e përgjigjja e tij ka qenë mohuese.

Ahmeti ka nënvizuar se nuk e ka në plan të garojë për këtë post. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2017, ora 23:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori