Shpejtësia u merr jetën tre adoleshentëve, po ktheheshin nga dasma
Pëlqej
Shpejtësia tej normave të lejura dyshohet të ketë qenë shkaku kryesor i një aksidenti fatal, ku ka sjellë vdekjen e tre të rinjve. Mësohet se bashkë me ta udhëtonte dhe një person i katërt, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Adoleshentët po ktheheshin nga një dasmë, kur makina e tyre ka përfunduar në kanal. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kosovë e vogël. Viktimat janë Mario Rika 16 vjeç, Fadil Rika 17 vjeç dhe Sokol Sheqi, 16 vjeç.

Burime nga policia bëjnë me dije se me ta udhëtonte edhe një person tjetër, Francesko Mara, i cili arriti t’i mbijetojë aksidentit fatal. Të rinjtë ishin banorë të fshatit Çinar, në komunën e Fier-Sheganit.

Makina e tyre tip Benz ka humbur kontrollin në kthesë, është përplasur me bordurën dhe ka përfunduar në kanal duke shkaktuar vdekjen e tre të rinjve.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori