Raporti i DASH “ndez gjakrat”, Salianji: Kërcënoni me gjyqësor ata që keni kundërshtarë

Mangësitë në pavarësinë e gjyqësorit e medias dhe korrupsioni, ishin problemet kryesore të Shqipërisë përgjatë vitit 2022 sipas Raportit të DASH për të drejtat e njeriut.
Korrupsioni, thekson raporti, ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, ndërsa në proceset zgjedhore thekson avantazhet e partisë në pushtet dhe fenomenin e blerjes së votave.

Dhe pikërisht ky raport tejet shqetësues për vendin tonë ishte temë e debateve të radhës mes opoziytës dhe mazhorancës në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ndërsa e pranishme ishte dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji sugjeroi që pjesë e rendit të ditës të ishte raporti i DASH-it që evidenton disa problematika të kësaj maxhorance, që siç thoshte raporti i DASH-it synon t’i mbyllë zërin medias.


Shtuar 21.03.2023 13:30