Shpalli "Agimin e Artë" organizatë kriminale, alarm për bombë në Gjykatën e Apelit
Gjykata e Apelit është vënë në alarm ditën e sotme pasi një telefonate që paralajmëronte për një bombë në ambientet e saj ka ardhur pak para orës 9 të mëngjesit.

Konkretisht, një person i panjohur ka telefonuar në 08:48 në zyrat e Zougla.gr duke paralajmëruar ekzistencën e një pajisje shpërthyese në Gjykatën e Apelit në rrugën Loukareos.

Personi që telefonoi nuk tha saktësisht se ku ishte vendosur mekanizmi dhe as nuk dha ndonjë afat kohor ndërsa autoritetet janë njoftuar menjëherë dhe tani janë duke kryer kontroll të imtësishëm në zonë.

Ditën e djeshme kjo Gjykatë shpalli “Agimit e Artë” organizatë kriminale ndërsa dha vendime dënimesh me burg, për pjesën më të madhe të drejtuesve të saj.

Shtuar më 08/10/2020, ora 09:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori