Shpallet e pafajshme shqiptarja që i preu fytin 7 vjeçares në mes të parkut
Shqiptarja e cila vrau një fëmijë 7 vjeç në Angli është shpallur sot e pafajshme për vrasje .

Sipas mediave angleze, ky vendim është marrë nga Gjykata pasi Eltiona Skana ka probleme të shëndetit mendor.

Skana, 30 vjeç, vrau 7-vjeçaren, duke i prerë fytin me një thikë artizanale para prindërve, në një sulm të rastësishëm Ditën e Nënës në Queen's Park në Bolton të Anglisë.

Shqiptarja e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2014, ishte ulur në stol, ndërsa Emily Jones, po i afrohej nënës së saj duke vrapuar, kur Skana i doli para dhe i çau fytin me një lëvizje.

Shtuar më 04/12/2020, ora 14:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori