Shoqërohen dy banorë të Unazës së Re, gratë mblidhen për protestë (VIDEO)
Hyrja në fuqi e ndryshimeve në Kodin Penal që dënon edhe ata që zenë rrugët ka bërë që policia të shoqërojë në ambientet e saj dy persona, ndërsa janë shpallur në kërkim katër të tjerë.

Lajmi është publikuar nga Partia Demokratike, e cila ka shpërndarë gjithashtu edhe pamje të momentit të shoqërimit.

“Banorët e Unazës së Re njoftuan se janë shoqëruar ne polici disa nga zërat kryesore të protestës. Edhe në këto momente policia është atje, ndërsa gratë po mblidhen tek vendi i protestës", njofton PD.

Ndërhyrja e policisë vjen pas hyrjes ne fuqi të ndryshimeve në Kodin Penal që ashpërson dënimet për ata që bllokojnë rrugët.

Sipas ndryshimeve, vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Shtuar më 10/10/2019, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori