Shoqëria Civile kërkon drejtësi për Gërdecin
Shoqëria Civile nëpërmjet një peticioni të drejtuar disa prej institucioneve të drejtësisë në vend kanë kërkuar drejtësi për cështjen e Gërdecit. I nënshkruar nga 41 individë dhe shoqata nga Shqipëria dhe Kosova, peticioni është depozituar në Gjykatën e Tiranës, atë të Apelit dhe në Prokurori.

Në të thuhet se “Vendimi i Gjykatës së Tiranës i datës 12 mars 2012 nuk i përgjigjet shkallës së tragjedisë dhe përgjegjësive për Gërdecin dhe lë pa autorë shkaktarët e vdekjes së 26 viktimave të pafajshme. Vendimi nuk dha drejtësi, por u karakterizua nga një proces gjyqësor i padrejtë dhe deficitar”, thuhet në peticion.

Më tej në dokument shkruhet se nëse ky proçes dështon, besimi tek drejtësia dhe demokracia do të jetë i pamundur për t’u rikuperuar. Duke arsyetuar se padrejtësia e hasur në çdo hap nga familjarët e viktimave është padrejtësi në kurriz të çdo qytetari shqiptar, nënshkruesit e këtij peticioni u kërkojnë njëzëri institucioneve përkatëse të tregohen në lartësinë e situatës dhe të realizojnë detyrat me të cilat i ngarkon Kushtetuta dhe ligjet e këtij vendi. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2012, ora 19:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori