Shoqata Shqiptare e Bankave reagon për vjedhjen e thesarit: Aktiviteti vijon normalisht
Pëlqej
Me anë të një njoftimi për shtyp, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), kërkon të sigurojë publikun, por edhe klientët e bankave tregtare në vend, se aktiviteti i bankave tregtare vijon normalisht.

Përmes deklaratës, AAB kërkon të saktësojë se pavarësisht nga ngjarja e rëndë, i gjithë sistemi financiar ka ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar vazhdimin normal të veprimtarisë, për furnizimin me likuiditet të tregut ndërbankar.

“Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), duke marrë shkas nga reflektimi i vazhdueshëm në media i konstatimeve të parregullsive në funksionimin e disa aktiviteteve në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, dëshiron të sigurojë publikun dhe veçanërisht klientët e bankave tregtare në vend, se aktiviteti i bankave tregtare vijon normalisht dhe parregullsitë e lart përmendura nuk ndikojnë në aktivitetet e tyre operacionale, apo furnizimin me mjete monetare.

Pavarësisht nga ngjarja e rëndë, i gjithë sistemi financiar ka ndërmarrë masat e nevojshme, për të siguruar vazhdimin normal të veprimtarisë, për furnizimin me likuiditet të tregut ndër bankar ndërkohë që bankat tregtare janë gjithmonë të angazhuara të zbatojnë me përpikmëri, kuadrin rregullativ dhe masat e nevojshme për realizimin e funksioneve të sigurimit dhe mbrojtjes.

Bankat anëtare të AAB-së garantojnë klientët e tyre për një funksionim normal të departamenteve të tyre, si dhe për impenjimin maksimal për vazhdimësinë e sistemeve dhe aktiviteteve të tyre, në mënyrë që të sigurojnë investimet e depozituesve”, thuhet në deklaratën për shtyp. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori