Shoqata greke kërkon të helenizojë korçarët
Drejtues të një shoqate greke kanë filluar një fushatë për pagëzimin e banorëve në disa fshatra të qytetit të Korçës. Sipas një lajmi të publikuar në “Gazetën Shqiptare” drejtues të shoqatës SFEVA, vetëm pak ditë më parë ka iniciuar dhe sponsorizuar pagëzimin e 19 personave nga fshati Polenë i Korçës si dhe 8 martesa.

Në të gjitha rastet, kanë qenë përfaqësuesit e SFEVA-s ata që kanë drejtuar proceset e pagëzimit dhe kanë financuar të gjitha shpenzimet. Në faqen e saj zyrtare, kjo shoqatë bën të ditur se do të vijojë të sponsorizojë pagëzimet për të gjithë ata pjesëtarë të komunitetit Vorio-Epirot të cilët, për një arsye apo një tjetër, nuk janë pagëzuar deri më tani.

Qëllim i këtij Komiteti sipas faqes së kësaj shoqate në internet është promovimi i çështjes së Epirit të Veriut në çdo mënyrë të mundshme, objektivi i informimit të publikut dhe asistencë në disa mënyra të helenizmit për të bërë të munduar jetesë dhe lulëzimin në Epirin e Veriut".

Nga njoftimit e bëra nga SFEVA-s, procesi i pagëzimit është zhvilluar në Katedralen e Korçës./albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori