U zu me të dashurin, nëna përplas foshnjën në tokë (FOTO LAJM)

Një ngjarje shokuese është regjistruar në një hotel në Rumani. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një grua italiane ka përplasur fëmijën e saj përtokë, pas një zënke me të dashurin.

Nëna, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, është bllokuar në një hotel në Rumani për shkak të koronavirusit.

Incidenti është filmuar nga kamera e hotelit në qytetin Timisoara në qarkun perëndimor rumun të Timis, ku nëna ishte duke u akomoduar gjatë pandemisë COVID-19.

Mediat e huaja shkruajnë së foshnja ndodhet në terapi intensive.
Shtuar më 26/05/2020, ora 12:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori