Shokon mbesa e Berishës, në krah të serbëve (FOTO LAJM)

Dasara Malltezi, mbesa e ish-kryeministrit të vendit Sali Berisha, ka krijuar një bum komentesh në rrjetin social Facebook, teksa me fanatizëm mbron skuadrën serbe.

Kjo ka sjellë një irritim nga ana e komentuesve, të cilët edhe e kanë ironizuar. Ata e cilësojnë hipokrite dhe se nuk është e udhës që të mos mbroje gjakun shqiptar. Në vazhdën e akuzave, ajo ka zgjedhur edhe të fshijë mjaft komente.

"Nuk ju kuptoj, jeni krenar sepse thyet rregullat dhe u zutë me grushta?!

Kur nuk u lejuan flamurët, duhet të mësoni të rrespektoni rregullat dhe jo ti fusni me lodra kalamajsh prap në stadium, sepse kjo nuk është gjë tjetër veçse mungesë civilizimi.

Nuk i lejojnë flamurët, e kanë rregull. I drejtë apo jo, fusha e futbollit nuk është gjykatë për të dhënë verdikt nëse është rregull i drejtë apo jo.

Shkuat për të luajtur, atëherë luani jo të ziheni me grushta e shqelma. Plasët për të thene se serbët janë të pacivilizuar, por harroni që jeni ju që nuk dinit të respektonit rregullat, jeni ju që u hodhët me grushta.

Dhe në fund, sërish ju shfryni me duf kundër serbëve kinse për të treguar patriotizëm, por sharjet tuaja vetëm vend për krenari që nuk lënë. Kur ju të mesoheni që bota ka rregulla të cilat respektohen nga njerëzit normal, atëherë po mund të pretendoni se u është bërë padrejtësi, por deri atëherë nuk ka vend për krenari se thyet rregullat dhe se u zutë me grushta.

P.S: Kujt nuk i pëlqen ky status, as mos marri mundimin të komentoje, nuk është se më hynë në xhep opinionet e kota".

(Disa minuta pas publikimit të postimit nga Portali Albeu.com, komenti i saj është fshirë, teksa ngjalli një kureshtje nga ana e ndjekësve në kohë reale). /albeu.com/



Shtuar më 15/10/2014, ora 16:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori