Një nënë është tronditur kur ka shkuar në shtëpi dhe ka parë që djali i ka
shitur të gjitha mobiliet.
41 vjeçari I fiksuar pas lojrave të fatit nuk ka kursyer as orenditë shtëpiake të nënës së tij.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ku 62
vjeçarja A.E., ka kallëzuar djalin e saj 43 vjeç I.E.
Ky i fundit i cili sipas dëshmisë së të ëmës njihej si person problematik pasi luante në lojëra fati i ka
shitur të gjitha orenditë shtëpiake për të
siguruar para.
Kur ka parë shtëpinë e boshatisur dhe të shitura çdo objekt brenda saj të cilat i kishte
siguruar me mundim, 62
vjeçarja nuk ka duruar dot dhe i është drejtuar komisariatit të policisë për ndihmë.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e 43 vjeçarit, ndërsa materialet lidhur me këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018,
ora 21:31