E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Shok në Shkodër, vajza e mitur është abuzuar nga djali i ish-drejtoreshës
Teksa Drejtori i shtëpisë së fëmijës në Shkodër tha se duhet të presim përfundimin e hetimeve për zbardhjen e së vertetës, mësohet se një nga vajzat e mitura është abuzuar nga djali i ish-drejtoreshës.

Këto të dhëna skandaloze janë bërë publike nga "Syri.net", ndërsa më herët vajzat pranuan faktin se fëmijë më të mëdhenj i detyronin që të shikonin filma erotikë.

Bazuar edhe në dëshmitë e fëmijëve, njëra prej tyre është abuzuar edhe nga djali 15-vjeçar i Albana Llazanit, ish-drejtoresha e qendrës rezidenciale të fëmijëve në qytetin verior.

Abuzimi nga djali i ish-drejtoreshës ka ndodhur gjatë një eskursioni në Razë. Dyshohet se abuzimi seksual me vajzat ka ndodhur jo në ambientet e qendrës, por në familjet që i marrin ato për bamirësi herë pas here gjatë fundjavave apo nëpër festa të ndryshme. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2016, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori