Shok burgu me Fatos Nanon, kush është i tmerrshmi i Tiranës, Gjeneral Nehat Kulla (FOTO LAJM)

Grupi i armatosur i Kulles ne vitin 1997
Pak minuta më parë Nehat Kulla, i njohur si Gjenerali i Kinostudios ka fituar lirinë. Ai ka qenë i dënuar me 20 vite burg pasi vrau shoferin e zv. ministrit të arsimit në vitin 1997.

Kulla gjithashtu ka qenë shok burgu me Fatos Nanon dhe njihet ndryshe edhe si i tmerrshmi i Tiranës. Por kush ishte banda e tij?

Banda e Nehat Kullës ishte një grup kriminal që veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997-1998. Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë situatë ai së bashku me familjarë e miq të tij mban të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë.

Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mban repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme.

Nofka “GJENERALI”

Ai u vetëquajt ashtu pasi në vitin 1997 grabiti një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet (Chevrolet) me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake.

Të paktën, atë kohë, i vetmi mjet i tillë që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës, i cili madje ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.

Shtuar më 13/07/2019, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori