Shoferë të dehur dhe dhunë në familje, çfarë po ndodh në Tiranë
Gjashtë persona ranë në prangat e policisë së kryeqytetit, për vepra të ndryshme penale. Nga efektivët në Komisariatin e Policisë Nr.2, u arrestua në flagrancë 30 vjeçari me inicialet E.M, pasi në banesë, pas një konflikti, ka rrahur bashkëshorten.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit A.Sh., 43 vjeç, si dhe u referuan materialet për shtetasen S.K., pasi në rrugën “Qemal Stafa”, tek sheshi Shtraus, në lokalin në pronësi të shtetases S.K., të cilin e kishte marrë me qera shtetasi A.Sh, u konstatuan 2 monitore kompjuteri së bashku me 2 tastiera, 1 maus dhe 2 paisje “Android” të dyshuara të përdorura për ushtrim të lojrave të paligjshme të lojrave të fatit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

Efektivët e Komisariatit Nr.4, arrestuan 33 vjeçarin M.M, pasi në rrugën “Spiro Çipi”, ka vjedhur banesën e shtetasit I.K, ku ka marrë disa sende shtepiake.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A.M., 45 vjeç, M.Ll., 38 vjeç, dhe G.D., 40 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.


Shtuar më 07/11/2020, ora 13:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori