Shmanget katastrofa, asteroidi gjigant kalon shumë pranë Tokës (VIDEO)
Pëlqej
Nëse ju duhet një arsye për t'u ndier të gëzuar këtë mëngjes, një motiv mund të jetë se dje njerëzimi shmangu një përplasje katastrofike.

Një asteroid me madhësinë e Shkëmbit të Gjibraltarit, kaloi me shpejtësi Tokënm në një nga afërsitë më të mëdha që planeti ka pasur në më shumë se një dekadë.

Ai kaloi me shpejtësi rreth 117482 km/ orë dhe ishte vetëm një milion milje larg, një largësi e konsiderueshme për të qenë të sigurt por e frikshme me termat astronomike.

Asteroidi me nofkën "Shkëmbi" (zyrtarisht i quajtur JO25) kaloi pranë Tokës dje në orën 1.24 të pasdites. Ai ishte një asteroid binar, pra i krijuar nga dy shkëmbinj që fillimisht ishin trupa të ndarë.

Astronomët besojnë se asteroidi mund të kishte përmasat më të mëdha se Shkëmbi i Gjibraltarit i cili është më shumë se 42 mijë kilometra i lartë.

Në 13 vitet e fundit nuk kishte kaluar asnjë asteroid tjetër i këtyre përmasave kaq pranë Tokës.

Nëse ai do të godiste planetin tonë do të lëshonte energji sa rreth 1 000 bomba atomike në madhësinë e atyre të Hiroshimës në vitin 1945.

Pra mund të shkatërronte plotësisht një qytet me përmasat e Londrës dhe Nju Jorkut dhe mund të shkaktonte dëme të mëdha në qindra kilometra. Kështu efekti i tij nëse do të godiste Tokën do të ishte katastrofik në shkallë rajonale.

Shkëncëtarët në Universitetin e Kolorados kanë llogaritur se do të duhej një objekt i gjerë prej 60 miljesh i gjerë për të zhdukur gjithë racën njerëzore.

Asnjë asteroid tjetër me përmasa të krahasueshme nuk ka ardhur fare pranë Tokës në 13 vitet e fundit.

Astronomët besojnë se njohin rreth 90 për qind të asteroideve të rrezikshme, me madhësi më shumë se 1 000 milje. Problem shqetësues mbeten edhe objektet e vogla të cilat mund të shkaktojnë shkatërrime të mëdha.

Asteroidi që mendohet të ketë vrarë dinosaurët 66 milion vjet më parë ishte rreth 6-8 milje e gjerë.

Rreziku i fundit nga një asteroid ishte nështator të vitit 2004 me një gjerësi rreth 3.1 milje.

Njerëzit mund të shohin se si kalon asteroidi përmes teleskopit Slooh që ju mundëson atyre të shohin hapësirën./albeu.com/


Shtuar më 20/04/2017, ora 14:40
Tage: fxhgh
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori