Shkupi kryeqytet i shqiptarëve më 23 janar, vjen Isa Boletini
Më 23 janar pritet të zbulohet përmendorja e Isa Boletini në Saraj të Maqedonisë. Këtë e bëri të ditur për Telegrafin stërnipi i heroit kombëtar Isa Boletini, Gazmend Boletini.

Sipas tij, komuna e Mitrovicës do të bëj organizimin e transportit për qytetarët e fshatit Boletin për të marrë pjesë në këtë ngjarje.

"Më 23 janar në Saraj do të zbulohet përmendorja e heroit Isa Boletini. Organizimin për qytetarët e fshatit Boletin e ka organizuar komuna e Mitrovicës", tha Boletini.

Ai tha gjithashtu se, me këtë rast do të mbahet edhe një simpozium shkencor historik nga Instituti i historisë së Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës.

"Instituti i historisë së Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës kanë botuar librin ‘Isa Boletini’. Me atë rast do të mbahet edhe një simpozium shkencor historik, në Shkup", tregoi ai.

Sipas burimeve të Telegrafit më 22 janar në orën 11:00 në komunën e Deçanit, do të mbahet akademia përkujtimore në bashkëpunim me Lidhjen e Historianëve ‘Ali Hadri’.

Kjo akademi, konfirmojnë burime të Telegrafit, mbahet në 100-vjetorin e vrasjes së heroit Isa Boletinit, ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. /albeu.com/

Shtuar më 13/01/2016, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori