Shkup, Topalli: Dënojmë dhunën, inkurajojmë bashkëpunimin
Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli në ditën e dytë të vizitës në Shkup pas takimit me homologun e saj, Trajko Veljanovski, mbajti një fjalim para deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë.

Kryeparlamentarja shqiptare në fjalën e saj para ligjvënësve maqedonas u shpreh se popujt e Ballkanit duhet të rrisin shkallën e bashkëpunimit me njëri-tjetrin dhe të heqin dorë një herë e mirë nga përdorimi i dhunës dhe sjelljet intolerante.

“Të jemi të vetëdijshëm për kohën ku jetojmë. Bashkëpunimi rajonal shkon përtej bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë. Të dy vendet tona përpjekje për heqjen e barrierave, kemi angazhim të përbashkët në ndryshimin e imazhit të rajonit. Të forcojmë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Rajoni ka ndryshuar nuk ka më gjenocide, nuk ka më luftë, rajoni ka mësuar se dhuna duhet dënuar. Dhuna është një metodë lufte inferiore. Koha që jetojmë refuzon çdo shfaqje dhune dhe intolerance. Në kohën që jetojmë në një botë gjithë e më të ndërlidhur përballemi me sfida të reja”, tha ajo.

Kryetarja e Kuvendit u shpreh se të dy popujt tanë duhet të kenë si qilim parësor reformat, bashkëpunimi dhe integrimin. Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit,- tha ajo është vendimtar për paqen dhe të ardhmen europiane”.

“Në Europë, vijoi kryeparlamentarja, ka pak rëndësi se ku jeton e kujt grupi etnik i përket, atje njihet barazia para ligjit”, shtoi ajo. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012, ora 12:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori