Nusja po e ndan nga djali? Bëhet publik konflikti i Victoria Beckham me Nicol, pak pas dasmës gjigante (FOTO LAJM)

Në gjithë botën marrëdhënia mes vjehrrës dhe nuses ka qenë gjithmonë e prirur për të patur keqkuptime, zënka dhe ndarje. Këtij “fenomeni” duket se nuk i ka shpëtuar as ylli i modës Victoria Beckham dhe nusja e djalit të saj, Nicola Peltz.

Përplasja e Victorias me nusen ka ndikuar në marrëdhënien e nënës me djalin Brooklyn, gjë që ia ka thyer zemrën. Ish-ylli i pop-it është e shqetësuar se si marrëdhënia e saj do të ndikojë në afërsinë me të birin. Lufta e ftohtë filloi kur Nicola Peltz dhe Beckham u zunë për fustanin e ditës së dasmës. Ndërsa ylli i “Transformers” akuzoi vjehrrën e saj të re se i kishte vjedhur vëmendjen në dasmën e saj.

Si një stiliste e famshme, shumë në botën e modës supozuan se Victoria, 48 vjeç, do të dizajnonte fustanin e nusërisë së Nicola-s. Por në vend të kësaj, nusja u shfaq në kopertinën e majit të Vogue me një fustan ‘Valentino’. Nicola më vonë dha një intervistë se plani fillestar ishte i tillë, por kishte pasur probleme teknike.

“Do e doja shumë dhe disa muaj më vonë, Victoria kuptoi se atelieja e saj nuk mund ta bënte këtë, kështu që më duhej të zgjidhja një fustan tjetër,”- tha ajo për Variety muajin e kaluar.Por një burim i brendshëm i familjes tha se Nicola, 27 vjeçe, “kurrë” nuk kishte ndërmend të vishte markën Victoria Beckham në dasmën e saj.

Ndërsa një burim tjetër tha se Nicola me të vërtetë po mendonte të vishte fustanin e vjehrrës së saj, por u la në baltë në ‘minutin e fundit’. E po ashtu, pretendohet se Nicola u ofendua kur shoku i ngushtë i David dhe Victoria, Marc Anthony mbajti një fjalim në dasmën e çiftit– por u fokusua vetëm tek Victoria.

Brooklyn nga ana tjetër, 23 vjeç, është ndjerë si i ngecur mes dy zjarreve, madje nuk i ka takuar prindërit që në prill.

“Brooklyn ndihej shumë keq sepse nëna e tij thjesht nuk i flet më. Ajo mendon se Nicky është një fëmijë i llastuar. E ai ndihej përgjegjës”, tha burimi.

Por mendohet se e ka vështirë të flasë pasi edhe po jeton në shtëpinë e Peltz, madje po i paguajnë edhe avokatin për “Green Card”, pasi prindërit e tij refuzuan t’ja paguajnë.

Lidhur me gjithë tymnajën e krijuar, përfaqësuesit e familjeve Beckham dhe Peltz nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.