Shkullaku: Pse Rama zgjodhi Roshin dhe jo një profesor?!
Gazetari Armand Shkullaku në studion e "Opinion" duke folur lidhur me Rroshin tha se përse Rama e zgjodhi pikërisht atë kryetar bashkie dhe jo një profesor ose ndonjë arkitekt.

Shkullaku tha se Rama e mbronte Roshin edhe kur BIRn raportonte se kryetari i Kavajës ishte i dënuar për drogë në Zvicër.

"Roshi është i gjithë ngërcci që ka Rama, ku i duhet të dalë njëherë për Shukriun, njëherë për Kokëdhimën etj.Ajo që është aty është një justifikim për të justifikuar pushtetin.
Rama duhet ti kërkojë falje edhe Elvisit që e mori në qafë edhe shqiptarëve për atë humor banal.Ky nuk është humor", tha Shkullaku.

Lidhur me "fjalimin" e Ramës se Roshin e kishin përplasur dallgët e jetës në emigracion dhe në telashe, Shkullaku u shpreh se përse dallgët e jetës nuk përplasin në kësi telasesh një profesor. /Albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 21:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori