Shkuan t’i arrestonin, dy të rinjtë rrahin keq 2 policë
Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë së Lushnjës, pasi kanë dhunuar me sende të forta një 30 vjeçar dhe më pas kanë ushtruar dhunë edhe ndaj forcave të rendit. Në pranga përfunduan G.L., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe M.V., 31 vjeç, banues në Lushnje.

“Pas mesnate, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnje, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta ata dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasin J.B., 30 vjeç, banues në Lushnje”, sqaron policia.

Pas telefonatës në numrin 112 të Sallës Operative, në vendngjarje shkuan punonjësit e policisë, por dy 31-vjeçarët nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Patrullës për t’i shoqëruar, duke i kundërshtuar me dhunë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të Policisë së Rendit Publik”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim”.

Shtuar më 29/07/2019, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori